Ish shefi i grupit Parlamentar, anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj së bashku me Gjeneralin Sylejman Selimi sot vizitoi familjen e heroit kombëtar Rasim Kiqina.
Haradinaj tregoi se si para 25 viteve u prit nga familja Kiqina, nga prindërit e Rasim Kiqinës, ai tha se tashmë pas 25 vitesh edhe pse në moshë e me shumë vuajtje, ata ishin të njëjtit, ashtu siç kishin qenë vite më parë.
Në fund Haradinaj shtoi se vlerat e tyre njerëzore janë themeli i shtetit tonë.
https://www.facebook.com/DautHaradinaj/posts/3669219853131116