Kandidati për deputet të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ish-komandant i UÇK-së, gjatë një debati televiziv ka treguar se a është intervistuar nga Gjykata Speciale.
Ai ka thënë se nuk është ftuar nga Gjykata Speciale për t’u intervistuar.
“Mua nuk më ka intervistuar askush, as nuk më ka pyet askush prej kahit je. Që prej 2002 askush nuk më ka intervistuar askush nga organet e drejtësisë”, tha shkurtimisht Daut Haradinaj.
Ai ka komentuar edhe ftesën për intervistim nga Gjykata Speciale për Ramush Haradinajn, e cila pasoi me dorëheqjen e tij nga posti i kryeministrit.
Sipas Daut Haradinajt, ftesa ka qenë më shumë presion për heqjen e taksës e ndarjen e Kosovës sesa për çështje tjera.“Ramushin e kanë intervistuar nga Gjykata Speciale. Ne e kemi konsideruar që ka qenë një presion për heqjen e taksës, për ndarjen e Kosovës. Ajo formë e intervistës ka qenë një presion sesa që diçka e re ka ndodhur”, tha Haradinaj