×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj rrëfen momentet e daljes publike të UÇK-së

    FrontOnline
    28 Nëntor 2024

    Ishte data 28 nëntor 1997 ku në varrimin e mësuesit Halit Geci i vrarë nga forcat serbe, ndodhi edhe dalja publike në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Ishin tre luftëtarët që i dhanë lajmin popullit për ekzistimin e një ushtrie çlirimtare. Ata ishin, Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi e Daut Haradinaj.

    Ky i fundit ka treguar se si erdhe momenti dhe vendimi që tre këta të dalin para publikut.

    “Nuk bëhet fjalë për trimëri se unë kamë qenë më trimi, Rexha apo Muja, por rrethanat ashtu u krijuan. Kur kemi shku në Llaushë, në familjen e Sabit Gecit edhe kur jemi dakordu që tre ushtarë të uniformuar me dal edhe me prezantua UÇK-në, Drenica, natyrisht që më nderoj mu, si mysafirë kisha me thanë, pasi unë isha prej pjesës së Dukagjinit, Muja prej Qabiqit, Rexha prej Aqarevësh dhe nuk është diskutua a do të ketë maska apo jo”, ka treguar Haradinaj në Teve1

    Ai ka dhënë detaje edhe nga bisedat që u bënë në veturë përgjatë rrugës deri te ceremonia e varrimit të profesorit Halit Geci.

    “Kur jemi nisë me shku në ceremoninë e varrimit, Rexha po me thotë mua qite maskën, jo thash s’kam marrë hiq, ka qenë një diskutim i shkurtë që me heq edhe Rexha me dal tretë pa maska. Kur kemi hy në binë, masa ka qenë në panik, disa sekonda ka qenë një ‘vdekje klinike’, dhe unë ja kam marrë mikrofonin një folësi dhe ja kam dhënë Rexhes. Aty janë degju brohoritjet UÇK UÇK”, u shpreh Haradinaj.

    Nga Rubrika
    Lajme28 Nëntor 2024
    Objekti i Kuvendit të Kosovës është veshur sot me ngjyrat e flamurit kombëtar në nder të 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Atmosfera...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Safet Gërxhaliu, ish- kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, thotë se është shqetësuese këmbimi tregtar mes Kosovës dhe Shqipërisë. “Këmbimi tregtar mes...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kryetari i Komisionit Parlamentar për Ekonomi dhe Tregti, Ferat Shala, e cilëson si shqetësuese raportin Kosovë-Shqipëri ne aspektin tregtar. Shala thotë për “Front...
    Të tjera
    Lajme28 Nëntor 2024
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, me familjarë të dëshmorëve, me qytetarë të shumtë dhe udhëheqës qëndror e lokal, mori pjesë...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano në konferencën e tij të fundit për media, është pyetur edhe për deklaratën për personat e zhdukur,...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, thotë për FrontOnline se në rritjen e eksporteve me Shqipërinë ka ndikuar Rruga e Kombit...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Një qendër me presion të ulët atmoferik, me origjinë nga Atlantiku, ka përfshirë tashmë Evropën Perëndimore dhe atë Qëndrore, ndërsa momentalisht gjindet...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme ka bërë homazhe në Prekaz, aty ku prehet komandanti Adem Jashari bashkë me familjen e tij. E...
    Lajme28 Nëntor 2024
    Qeveria gjermane thirri ambasadorin rus të enjten lidhur me dëbimin e dy gazetarëve gjermanë, ndërsa e akuzoi Moskën për përhapjen e lajmeve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.