×
  • Lajme
  • Lajme

    Daut Haradinaj: Puna e parë e qeverisë së ardhshme të jetë sigurimi i vaksinës anti-COVID

    FrontOnline
    25 Janar 2021

    Ministri në detyrë i Shëndetësisë thotë se kanë marrë konfirmimin nga kompania Pfizer për sigurimin e 500 000 dozave të kësaj vaksine, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se vaksina duhet të jetë prioritet i qeverisë së ardhshme.

    Kosova vazhdon të përballet me numër të lartë të të infektuarve me virusin Covid-19. 58 mijë e 88 qytetarë janë infektuar me COVID-19 prej marsit të 2020-tës kur edhe u shfaqen dy rastet e para pozitive me këtë virus në Kosovë.

    Që atëherë e deri më sot, shkak i infektimit me virusin korona kanë vdekur 1 mijë e 456 të tjerë.

    Ndërsa nga ky virus u shëruan 50 mijë e 953. Kështu bëhet e ditur në raportin ditor të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).

    Aktualisht në vend janë 5 mijë e 679 raste aktive me COVID-19.
    Gjersa, ministri në detyrë i Shëndetësisë thotë se kanë marrë konfirmimin nga kompania Pfizer për sigurimin e 500 000 dozave të kësaj vaksine, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë se vaksina duhet të jetë prioritet i qeverisë së ardhshme.

    Ish-shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, thotë se përpjekja e parë dhe e pandalshme duhet të jetë sigurimi i vaksinës.
    Haradinaj në një prononcim për Ballkani.info, është shprehur se sigurimi i vaksinës i jep garanci qytetarëve.

    “Përpjekja e parë dhe e pandalshme e qeverisë së ardhshme duhet të jetë sigurimi i vaksinës anti-covid për qytetarët e saj. Sigurimi i saj, sa më i shpejt u jep garanci qytetarëve tanë, e veçmas sektorëve ekonomik që të fillojnë punën për këtë vit dhe minimalisht t’i kompensojnë dëmet e vitit të kaluar. Edhe kjo qeveri duhet të bëjë maskimumin që të mos humbas kohë për sigurimin e vaksinës”, pohon Haradinaj për Ballkani.info.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sot në 30 vjetorin e themelimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, i ka vizituar në Hagë Hashim...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kooperativa bujqësore “Krusha” thotë se pavarësisht rolit të rëndësishëm në eksport, nuk kanë marrë asnjë mbështetje nga Ministria e Bujqësisë. Pas lajmit...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Sekretari i Përgjithshëm i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Egzon Pacolli, ka reaguar ndaj ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, i ka kërkuar ministrit të Bujqësisë Faton Pecit, të mos “mërzitet” dhe të mos reagojë nëse akuzat...
    Vip17 Nëntor 2024
    Gjesti nuk është i kënaqur me punën që ia ka ndarë kapiteni i javës. Ai ka për detyrë që të pastrojë banjën,...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj e ka komentuar lajmin se Blerim Pacolli, vëllai i kryetares së Komisionit Parlamentar...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Zyra e kryeministrit Albin Kurti e ka bërë të ditur agjendën finale për mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Djali i Shkëlqen Haradinajt, Luan Haradinajt ia ka uruar ditëlindjen axhës së tij të ndjerë, Luan Haradinajt. Sot Luan Haradinaj do t’i...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, ka vizituar Kombëtaren e Kosovës në prag të ndeshjes kundër Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve. Vizita e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.