U bënë 22 vjet që nga fundi i janarit 1999, konkretisht, nga masakra që u bë në në fshatrat e Gjakovës, në Bishtazhin, Goden dhe Rogovë të Hasit, ku kanë rënë 21 dëshmorë dhe 9 martirë heroikisht.
Haradinaj përkujtoi heronjtë e Zonës Operative të Dukagjinit, të brigadës 131, 132 dhe 133 që kanë qenë bashkëluftëtarë të tij në këtë zonë, i cili në çdo betejë ishte në vijë të parë të frontit.
Ai ka thënë se data 27, 28 dhe 19 janar, ishin ditë rënda për vendin tonë.
‘Datat 27, 28, 29 janar të vitit 1999, ishin ditë të rënda për vendin tonë. 21 dëshmorë dhe 9 martirë ranë heroikisht në fshatrat e Gjakovës, saktësisht në Bishtazhin, Goden dhe Rogovë të Hasit’, ka shkruar Haradinaj në Facebook
Haradinaj ndër të tjera ka thënë se ky rrugëtim njihet si rrugëtimi më i përgjakshëm i UÇK-së në Dukagjin.
‘Ky rrugëtim, njihet si rrugëtimi më i përgjakshëm i UÇK-së në Dukagjin, atë ditë pothuajshe burrat më të mëdhenj të Dukagjinit ishin në rresht, secili më trim se tjetri, secili më guximtar e të gatshëm për sakrificë.
“Përgjithmonë përulemi para veprës së tyre dhe gjithmonë kujtojmë emrat e tyre: Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gaspër Karaqi, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Vëllezërit Memë e Prend Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi dhe Vesel Avdyli. Lavdi’, tha Daut Haradinaj.
https://www.facebook.com/DautHaradinaj/posts/3564497463603356