Shefi i grupit parlamentar të Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka lëshuar një reagim pas konfirmimit të aktakuzës së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli.
Haradinaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ku i ka bashkëngjitur fotografitë e tij me Thaçin e Veselin, ka mbështetur dy akterët politik të PDK’së pas konfirmimeve të aktakuzës nga Gjykata Speciale.
“Do të ktheheni edhe më të fortë!”, ka deklaruar Haradinaj.
Para gjashtë muajsh, Prokuroria e Specializuar kishte njoftuar për ngritje të aktakuzës ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit, të cilëve u rëndojnë akuzat për krime lufte në luftën e fundit në Kosovë.