Daut Haradinaj e ka zyrtarizuar kandidaturen e tij për kryetar të Prishtinës, shkruan Front Online.
Këtë e ka bërë të ditur kreu i AAK-së , Ramush Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Për Kryetar të Prishtinës, kandidat nga AAK do të jetë z. Daut Haradinaj. Ai është njëri nga protagonistët kryesorë të luftës për liri dhe shtetndërtimit, udhëheqës në UÇK dhe TMK, deputet i zgjedhur dhe i dyti më i votuar nga radhët e Aleancës, ish shef i Grupit Parlamentar dhe jurist me profesion”, ka shkruar Haradinaj.
Postimi i plotë:
https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/2526290094162056