Kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj ka njoftuar se ka qenë në komunën e Gjilanit.
Haradinaj ka qëndruar në fshatin Dobërqan së bashku me kandidatët për deputet nga anamorava.
“Sot, na nderoi me mikpritje në fshatin Dobërçan të Gjilanit, kolegu ynë shumëvjeçar politik, Ibish Ibishi, me vëllezër dhe bashkëfshatarë të tij.Bashkë me kandidatët për deputetë nga Gjilani: Ahmet Isufi, Zarife Asllani, Kushtrim Xhemaili dhe Nazim Gagica, zhvilluam një bisedë të sinqertë me të pranishmit, ku mbizotëronte një zhgënjim i madh me qeverisjen aktuale për shkak të injorimit që i ka bërë Gjilanit qeveria aktuale”, ka thënë ai.
Haradinaj tha se komuna e Gjilanit ishte lënë pas dorës nga qeveria Kurti.
Tutje ai përmendi projektet që kishin nisur sa ishin në Qeveri ishin stopuar tërësisht.
“Gjilani sot, si gjithë Kosova, vuan mungesën e dorës së shtetit. Shumë projekte që filluan gjatë qeverisjes sonë janë stopuar tërësisht, disa s’kanë filluar asnjëherë, e disa janë zvarritur për shumë vjet. E pashë se Gjilani kishte vendosur të ndëshkonte ata që pritojnë edhe të flasin për Gjilanin e për Anamoravën. Kjo komunë e rëndësishme e Kosovës s’mund të injorohet me batuta të kryeministrit. Kjo komunë kërkon veprime të menjëhershme”, ka thënë tutje Haradinaj.
Postimi i plotë:
Sot, na nderoi me mikpritje në fshatin Dobërçan të Gjilanit, kolegu ynë shumëvjeçar politik, Ibish Ibishi, me vëllezër dhe bashkëfshatarë të tij.
Bashkë me kandidatët për deputetë nga Gjilani: Ahmet Isufi, Zarife Asllani, Kushtrim Xhemaili dhe Nazim Gagica, zhvilluam një bisedë të sinqertë me të pranishmit, ku mbizotëronte një zhgënjim i madh me qeverisjen aktuale për shkak të injorimit që i ka bërë Gjilanit qeveria aktuale.
Gjilani sot, si gjithë Kosova, vuan mungesën e dorës së shtetit. Shumë projekte që filluan gjatë qeverisjes sonë janë stopuar tërësisht, disa s’kanë filluar asnjëherë, e disa janë zvarritur për shumë vjet.
E pashë se Gjilani kishte vendosur të ndëshkonte ata që pritojnë edhe të flasin për Gjilanin e për Anamoravën.
Kjo komunë e rëndësishme e Kosovës s’mund të injorohet me batuta të kryeministrit. Kjo komunë kërkon veprime të menjëhershme.
Pa përfundimin e autostradës dhe zgjerimin e hyrje-daljeve të këtij qyteti, jeta e banorëve po vështirësohet skajshëm.
Numri 137 është numri që e nisi dhe do ta përfundojë autostradën.
Thuani jo mashtruesve!