Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së njëherit edhe kandidati për deputet, Daut Haradinaj ka vizituar sot Suharekën.
Haradinaj atje ka marrë përkrahje të parezervë. Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Forca e Kosovës janë rinia e Suharekës dhe e tërë Kosovës.
Postimi i plotë:
Sot në Suharekë gjeta përkrahje të parezervë të punëve të mira që po i kryen Kryetari Z. Bali Muharremaj, i cili me mbështetjen e Ministrit Z. Kuqi sot Suhareka është një qytet evropian. Forca e Kosovës janë rinia e Suharekës dhe e tërë Kosovës që kanë vendosur t’i mbështesin kandidatët e tyre; Albena Reshitaj, Albana Bytyqi, Fatos Berisha, Bexhet Kuqi, Hamdi Bytyqi dhe Mensur Selimaj. Urime fitorja Suharekë! #ForcaeKosovës135