Anëtari i AAK’së, Daut Haradinaj, ka postuar një foto së bashku me anëtarin e VV’së, Rexhep Selimi.
“Këtu jemi!” ka shkruar Haradinaj.
Rexhep Selimit i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale dhe i njëjti ka bërë të ditur se nesër do të paraqitet para Dhoamve të Specializuara në Hagë.
Selimi dhe Haradinaj janë dy ish-luftëtarë të UÇK’së dhe ishin të parët që bënë një paraqitje publike me uniformë së bashku me Mujë Krasniqin.
Gjithsesi, kohët e fundit raportet mes tyre ishin ftohur dhe kishin pasur disa përplasje nëpër studio televizive.