Në fund të muajit shtator, Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë.
Në dasëm ishin të ftuar edhe personazhe të njohur nga fusha të ndryshme.
Një interesë publik, ishte ai për fëmijët e Shkëlzenit nga martesa e parë.
Ishte vetë Armina që e zbuloi që ata ishin të pranishëm në dasëm, duke u shprehur: Sigurisht që Po! Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, i kam njohur në moshë shumë të vogël. Tani ata janë rritur dhe gëzuan me ne.
Ndërkohë, sot në media po qarkullon një foto e Shkëlzenit me të birin nga dasma, e cila konfirmon se ai ka qenë i pranishëm në dasmën e të atit.