Albërije Hadërgjonaj mbrëmë u bë pjesë e Big Brother Vip.
Por jo si banore. Ajo hyri brenda për ta surprizuar mbesën e saj Beatrixën në rolin e mysafires.
Ato u emocionuan shumë kur panë njëra-tjetrën e madje edhe kënduan së bashku.
Por, Albërija ishte ajo e cila i dha edhe këshilla mbesës së saj.
“Dashuro deri në frymën e fundit”, ishin fjalët që ia tha Trixes duke pasë parasysh lidhjen e saj me Donaldin.