Edhe pse në fillim të historisë së tyre të dashurisë u spekulua se ata ishin një çift harmonik, duket se romancës së tyre i ka ardhur fundi. “Julia Fox dhe Kanye West mbetën miq dhe bashkëpunëtorë të mirë”, tha zëdhënësja e Julia, duke konfirmuar për revistën Page Six.
Në një prononcim për mediat e përmendura, ajo shtoi se “ata nuk janë më bashkë”. Dhe arsyeja e ndërprerjes së papritur të tyre, siç raportojnë mediat e huaja, është pamundësia për të gjetur kohë për aktivitete të përbashkëta.
“Ata të dy kanë jetë të ndara. Julia jeton në Nju Jork dhe Kanye në Los Anxhelos. Kjo distancë vetëm sa i vështirëson gjërat mes tyre. Ata janë ende në kontakt, por pasionet mes tyre janë qetësuar pak”, tha një burim anonim për revistën “People”.
Duhet të theksohet gjithashtu se Julia është, mbi të gjitha, një nënë. “Kanye shprehu dëshirën për të qenë me të në Los Anxhelos, por ajo thjesht nuk mund ta pranonte ofertën”, shtoi burimi.
Fox konfirmoi zyrtarisht thashethemet për ndarjen me reperin e njohur, pasi tabloidët amerikanë shkruanin se ajo ka qarë në avion pas gjithë këtyre ngjarjeve të turbullta.
“Mediat do të donin të kishin foton time të një gruaje të trishtuar dhe të vetmuar duke qarë vetëm në aeroplan. Por kjo nuk është e vërtetë”, ka shkruar ajo, duke shtuar: “Unë kam dashuri për të, por nuk jam e dashuruar me të. Çfarë mendoni o njerëz që jam 12 vjeç?”./FrontOnline/