×
  • Vip
  • Vip

    Dashuria nuk është shuar! Nora dhe Roberti rindërtojnë martesën 2 vite pas divorcit të bujshëm

    FrontOnline
    15 Gusht 2021

    Para 2 vitesh përmes një statusi në rrjete sociale, Robert Berisha konfirmoi ndarjen nga Nora Istrefi. Ai postoi një foto dhe falenderoi me këtë rast Norën për gjithë momentet që kishin kaluar bashkë e që i solli në jetë një vajzë.

    “Nëse nuk ka më dashuri mes një çifti, nuk do të thotë që ta bësh armik e t’i kthesh shpinën. Bënuni pozitivë e qeshni sa më shumë edhe respektojeni edhe atë që s’ju do të mirën, se asgjë nuk ndodh. Përmes këtij postimi, @noraistrefi e falënderoj shumë që ma ka pru në jetë një fëmijë si Renee… edhe shumë kujtime të bukura prej 2006. Noriq – T’kom borxh tan jetën. I wish you all the best”-shkroi Robert Berisha në statusin e tij.

    Pas këtij momenti dyshja vendosën të jetonin në shtëpi të ndara, por janë takuar shpesh me njëri-tjetrin për hir të vajzës së tyre. Madje para pak ditësh ata u bënë bashkë në një skenë, për të performuar në një nga clubet e natës në Prizren.

    Por siç duket Nora dhe Roberti nuk e kanë lënë me kaq, sepse sipas “Panorma Plus” miqtë e tyre thonë se këngëtarët po përpiqen të rindërtojnë martesen. 2 vite pas ndarjes së bujshme, duket se zjarri i dashurisë nuk është shuar plotësisht tek ta, ndaj Nora dhe Robert mendojnë të rikthehen sërish bashkë. Gjithashtu miqtë e tyre thonë se Nora është arsyeja pse Roberti nuk dëshiron të deklarohet publikisht me asnjë vajzë, ndonëse është përfolur shpesh në media për lidhje dashurie me vajza të ndryshme.
    Se sa e vërtetë do të jetë kjo pritet ta shohim me kalimin e kohës. E sigurt është që edhe fansat e çiftit do të donin shumë që t’i shihnin sërish bashkë Norën dhe Robertin.

    Nga Rubrika
    Vip14 Nëntor 2024
    Leo është pyetur se në cilën fazë qëndrojnë me Lelën në darkën e të nominuarve. Ai duke u qeshur e shkurtimisht u...
    Vip14 Nëntor 2024
    Xheneta ka shprehur vetëbesimin e saj të plotë dhe krenarinë duke e konsideruar vetveten si femrën më të mirë në shtëpinë më...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.