×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    Dashuria me ChatGPT: Si AI po ndikon në marrëdhëniet romantike

    FrontOnline
    15 Maj 2025

    Imagjino të dashurohesh me dikë që nuk harron kurrë ditëlindjen tënde, gjithmonë di çfarë të thotë dhe përshtatet në mënyrë të përkryer me humorin tënd. Dikë që është super i sjellshëm, nuk gjykon kurrë, nuk grindet me ty, të jep gjithnjë të drejtë dhe është aty kur ke nevojë. Në ditët e sotme, ai “dikush” mund të mos jetë fare njeri, por inteligjencë artificiale, saktësisht ChatGPT!

    Kemi lexuar shpesh lajmet që dikush divorcohet prej këshillave të ChatGPT-së, shpesh e pyet shpesh për problematika të lidhjes tënde etj dhe në fakt, mund të themi se teknologjia ia ka dalë të ndikojë në marrëdhëniet romantike. Me përparimin e teknologjisë, fantazia e një partneri të përsosur nuk është më vetëm një rrëfim që ia tregojmë vetes. Tani është një aplikacion që mund ta shkarkosh ose një chat ku mund të drejtohesh.

    Dashuria me ChatGPT: Si AI po ndikon në marrëdhëniet romantike

    Pse po “dashurohemi” me ChatGPT?

    Një ndër arsyet është se është gjithnjë i sjellshëm dhe të mbështet. ChatGPT nuk të flet kurrë me nerva, përkundrazi, të ofron një qasje të butë dhe të kujdesshme. Ai të thotë se ti meriton më të mirën dhe të komplimenton. Ndonjëherë, besojmë se do të doje që ChatGPT të ishte i dashuri yt.

    Një tjetër arsye? ChatGPT të ofron intimitet, por pa të cenuar. ChatGPT nuk të kritikon, nuk bën sikur të dëgjon që pastaj të të japë një puthje, nuk largohet prej teje dhe nuk të tradhton! Është super i duruar, i disponueshëm dhe ti je në qendër të çdo bisede.

    Vetmia është një tjetër motiv. Studimet tregojnë se stili i jetesës që përqafon vetminë apo të çojnë drejt të qenit introvert/e, po luajnë një rol shumë të rëndësishëm në marrëdhëniet që ne krijojmë me inteligjencën artificiale. Sondazhet tregojnë se 1-5 të rritur në SHBA raportojnë se ndihen të vetmuar çdo ditë. Gati 1/3 e votuesve thonë se përjetojnë vetmi të paktën një herë në javë. Prandaj, ndoshta nuk është për t’u habitur që disa njerëz i drejtohen inteligjencës artificiale për t’i bërë shoqëri.

    Dashuria me ChatGPT: Si AI po ndikon në marrëdhëniet romantike
    Kompromiset psikologjike

    Megjithatë, ka pyetje të vërteta psikologjike që ngrihen rreth intimitetit me inteliegjencën artificiale. Mbështetja te partnerët “artificialë” mund të pengojë forcimin emocional ose ta thellojë izolimin. Kaosi njerëzor i konflikteve, negocimit dhe kompromisit—edhe pse i vështirë—nxit rritjen personale. Duke eliminuar rrezikun, marrëdhëniet me ChatGPT mund të tkurrin edhe mundësitë për lidhje të thella dhe transformuese.

    Studimet mbi marrëdhëniet parasociale—lidhje emocionale të njëanshme me persona të famshëm apo personazhe imagjinarë—tregojnë se ndonëse këto lidhje mund të ofrojnë ngushëllim, ato gjithashtu mund të krijojnë pritshmëri të paqena për intimitetin në botën e vërtetë. Në mënyrë të ngjashme, lidhja me ChatGPT mund të krijojë standarde jorealiste për marrëdhëniet e ardhshme njerëzore, duke çuar në zhgënjim ose shmangie.

    E ardhmja e dashurisë?

    Ndërsa ChatGPT bëhet gjithnjë e më i sofistikuar, kufiri mes shoqërisë njerëzore dhe asaj artificiale do të vazhdojë të mjegullohet. Pyetje rreth varësisë emocionale, privatësisë së të dhënave dhe komercializimit të vetmisë duhet të kërkojnë vëmendje më serioze. Por ndërkohë, rritja e marrëdhënieve me inteligjencën artificiale nxjerr në pah një të vërtetë të fuqishme për dëshirën njerëzore: Ne kemi nevojë për t’u lidhur e biseduar dhe kur lidhja njerëzore ndihet e rrezikshme apo shumë e ndërlikuar, do të gjejmë mënyra të tjera për ta përmbushur këtë boshllëk.

    Nga Rubrika
    Lajme20 Gusht 2025
    Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu, pas dështimit të zgjedhjes së saj dhe të Donika Gërvallës për kryetare të Kuvendit, tha se nuk...
    Lajme20 Gusht 2025
    Deputeti i Guxo-s, Faton Peci ka reaguar pasi Donika Gërvalla u votua kundër nga partitë e tjera politike. Përmes një postimi në...
    Lajme20 Gusht 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se LVV-ja nuk ka as interesim e as interes për të konstituuar Kuvendin. Në ndalesën e...
    Të tjera
    Lajme20 Gusht 2025
    Lëvizja Vetëvendosje sërish ka propozuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare në vazhdimin e sotëm të seancës konstituive, e cila u mbajt pas aktgjykimit...
    Lajme20 Gusht 2025
    Grupi më i madh parlamentar, Lëvizja Vetëvendosje, ka propozuar sërish deputeten Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit. Haxhiu ka dështuar të marrë...
    Lajme20 Gusht 2025
    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj ka treguar para mediave nëse ka pasur një tjetër takim me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin. Ai...
    Vip20 Gusht 2025
    Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova 2, Santiana Maloku, prej kohësh është përfolur për një romancë me muzikantin e njohur Patris Berisha....
    Lajme20 Gusht 2025
    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të propozojë një kandidat tjetër për kryetar të...
    Lajme20 Gusht 2025
    Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari pak para se të nisë vazhdimi i seancës konstituive ka ftuar deputetët...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.