Beniada Nishani, ishte njëra ndër finalistet edhe banoret e “Big Brother VIP”, më të dashura të publikut.
Ajo u dallua që në fillim për spontanitetin dhe natyrshmërinë që e karakterizonte.
Pas përfundimit të spektaklit, ajo la Italinë ku jetonte prej shumë viteve dhe u vendos në Tiranë.
E gjitha kjo pasi ajo mori oferta pune në television.
Teksa tashmë po shijon periudhën e pushimeve, modelja ka ndarë me ndjekësit e saj disa imazhe ku tregon se ka udhëtuar drejt New Yorku-t.
Mirëpo së fundmi Beniada ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj në ‘InstaStory’.
Modelja ka publikuar një video ku tregon ndërtesat e larta të New York-ut dhe në sfond dëgjohet kënga e famshme arabe “Nour El Ein”.
Mirëpo ajo çka ra në sy ishte se krahas videos ish banorja shkruante: “Habibi (dashuria ime) ku je?”.
Nuk dihet nëse Beniada po tenton ta gjejë dashurinë në New York apo i mungon dikush./Lajmi.net/