×
  • Lajme
  • Lajme

    DASH përsërit se dialogu Kosovë-Serbi është e vetmja rrugë përpara

    FrontOnline
    17 Shtator 2024

    Departamenti amerikan i Shtetit përsëriti se e ardhmja e Kosovës dhe Serbisë është në institucionet e Bashkimit Evropian dhe se dialogu mes tyre, i ndërmjetësuar nga BE-ja, është “e vetmja rrugë përpara”.

    I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë për të komentuar kërkesat e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për Kosovën, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se SHBA-ja “vazhdon të mbështesë fuqishëm dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si rrugë për të arritur një marrëdhënie paqësore dhe produktive ndërmjet dy vendeve”.

    Gjatë një adresimi në fund të javës së kaluar, Vuçiq kërkoi riintegrimin e serbëve në institucionet e Kosovës, përfshirë kthimin e tyre në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës për veriun, kthimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në funksionet e tyre dhe mbajtjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës.

    Komunat në këtë zonë të banuar me shumicë serbe, aktualisht, udhëhiqen nga shqiptarë, pasi banorët lokalë i bojkotuan zgjedhjet.

    Kryetarët serbë, ashtu si edhe zyrtarë të tjerë të komunitetit në veri dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022, kur tensionet ishin të larta për shkak të vendimit të autoriteteve të Kosovës për t’i zëvendësuar targat serbe të makinave me targa të Kosovës.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk i komentoi kërkesat e Vuçiqit, por kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili vjen nga partia e Kurtit, tha se ato janë antikushtetuese.

    Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit u bëri po ashtu thirrje Kosovës dhe Serbisë që “të përmbahen nga retorika e mëtejshme përshkallëzuese, veprimet e pakoordinuara apo aktet legjislative që bien ndesh me normalizimin e marrëdhënieve të tyre ose që rrezikojnë stabilitetin dhe sigurinë”.

    KESCO: Për 11 ditë u importuan rreth 5.4 milionë euro energji elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme17 Shtator 2024
    Sot orën 14:30, presidentja Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në ngjarjen lansuese të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe...
    Kronika17 Shtator 2024
    Policia e Kosovës ka njoftuar për vdekjen e një shtetase te Maqedonisë së Veriut në Ferizaj. Policia ka nisur hetimet për këtë...
    Kronika17 Shtator 2024
    Një person është vetëdorëzuar në Policinë e Kosovës, pasi ndaj tij ishte lëshuar urdhërarresti për shkak të veprës penale “përgatitje e veprave...
    Të tjera
    Lifestyle17 Shtator 2024
    Dashi Do të kaloni një ditë mjaft të komplikuar dhe tensionuar nga pikëpamja profesionale. Gjithashtu rrezikohet që të komprometohet raporti me partnerin/en,...
    Vip17 Shtator 2024
    Reperi Getinjo ka shprehur një shqetësim përmes rrjetit të tij Instagram sonte. Ai ka akuzuar disa debate televizive për përçarje e duke...
    Sport17 Shtator 2024
    Sonte nis edicioni i ri në Champions League. Adhuruesit e futbollit do të kenë mundësi të shohin përballje interesante mes ekipeve. Në...
    Lajme17 Shtator 2024
    Sot në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen disa komisione parlamentare. Në ora 08:30 do të mblidhet Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie...
    Lajme17 Shtator 2024
    Pavarësisht dështimit të miratimit të projektligjit për Kodin Civil në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka premtuar se do të angazhohet...
    Lajme17 Shtator 2024
    Sot mbahet takimi i ri në kuadër të dialogut në nivel kryenegociatorësh. Këtë dje e ka konfirmuar Bashkimi Evropian. “Mund të konfirmoj...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.