×
  • Lajme
  • Lajme

    DASH për incidentin me Vjosa Osmanin në aeroportin e Shkupit: S’do të komentojmë derisa hetimi po vazhdon

    FrontOnline
    08 Gusht 2024

    I kemi parë raportet dhe nuk do të komentojmë për hetimin që është në vazhdim, tha Departamenti amerikan i Shtetit për Zërin e Amerikës në gjuhën maqedonase, pasi u pyet nëse kryetari i Kuvendit në Maqedoninë e Veriut, Afrim Gashi duhet të mbajë përgjegjësi politike për incidentin në aeroportin e Shkupit në të cilin u përfshi presidentja e Kosovës Vjosa Osmani javën e kaluar.

    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut tha se shefi i sigurisë së Gashit, me dy anëtarë të tjerë të ekipit, me urdhër të kryeparlmanetarit kanë dalë para sallës VIP në aeroport, madje kanë kërcënuar me armë dhe janë konfliktuar me policët e stacionuar aty, duke kërkuar përgjigje se pse është insistuar që presidentja e Kosovës të kalojë përmes kontrollit të sigurisë në aeroport.

    Gashi tha se e ka dërguar sigurimin për ta qetësuar situatën.

    Çfarë mesazhi dërgon sjellja e kryeparlamentarit përsa i përket protokollit politik dhe diplomacisë, pyeti Zëri i Amerikës në gjuhën maqedonase. Kësaj pyetjeje, iu përgjigjën shkurt nga shërbimi për shtyp i Departamentit të Shtetit: “Ne i kemi parë raportet dhe nuk do të komentojmë për një hetim që është në vazhdim”.

    Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës e cilësoi ngjarjen në aeroportin e Shkupit “trajtim të jodinjitoz dhe të paligjshëm nga personeli i sigurisë së aeroportit” ndaj Osmanit.

    Nga aeroporti thanë se se kontrollimi i presidentes së Kosovës ishte “në përputhje me Ligjin e Aviacionit dhe rregulloret ligjore ndërkombëtare që kanë të bëjnë me sigurinë e aviacionit civil”.

    Për këtë incident dhe për disa arsye të tjera opozita kërkon shkarkimin e Gashit.

    E majta, nga ana tjetër, ka kërkuar interpelancë për punën e Gashit për shkak të “futjes së politikave joparimore në Kuvend”.

    Sipas koalicionit “VLEN”, kërkesa për interpelancë të Gashit është eksperiment kundër NATO-s.

    VMRO-DPMNE thotë se nuk ka nevojë për zëvendësim të kryetarit të Kuvendit sepse është lokalizuar përgjegjësia dhe institucionet kanë marrë masa të menjëhershme.

    Departamenti i Kontrollit të Brendshëm në MPB-në maqedonase e ka suspenduar shefin e sigurimit dhe ka hapur procedurë ligjore ndaj dy truprojave të tjerë, ndërsa i pyetur nëse do të ketë përgjegjësi për Gashin, kryeministri Hristijan Mickoski është përgjigjur se askush nuk është mbi ligjin.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka kujtuar masakrën e Reçakut, e cila ndodhi 26 vite më parë,...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës në Graçanicë, gjatë kontrollit në automjetin e një të dyshuari ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me pesë copë...
    Lajme15 Janar 2025
    Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka njoftuar për përfundimin e hetimeve dhe ngritjen e aktakuzës për vrasjen e Liridona...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës njofton se sot në orët e hershme të mëngjesit, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente, ka filluar realizimin...
    Lajme15 Janar 2025
    Në 26 vjetorin e masakrës së Reçakut, Bashkimi Evropian në Kosovë thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet e bëra në këtë...
    Kronika15 Janar 2025
    Një shtetas i Shqipërisë ka kërkuar trajtim mjekësor pasi që i njëjti ka deklaruar se pasi ka kaluar me veturën e tij...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Një operacion i madh policor i koordinuar nga Drejtoria e Qarkut Antimafia e Prokurorisë Publike të Bolonjës ka çuar në shpërbërjen e...
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në mëngjesin e së mërkurës, ka hyrë në Postën e Serbisë në Graçanicë dhe Komunën paralele të Prishtinës, e...
    Kronika15 Janar 2025
    Te martën, policia nё Pejё ka arrestuar një person i cili ka shtënë me armë zjarri dhe ka refuzuar të dorëzohet te...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.