×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    DASH: Kosova po sillet sikur nuk ka COVID-19, por është shkatërruar nga pandemia

    FrontOnline
    23 Shkurt 2021

    Departamenti amerikan i Shtetit tha se deri tani ka siguruar vetëm 23 për qind të dozave të kërkuara të vaksinës kundër COVID-19 për diplomatët amerikanë në Kosovë, derisa ka shfaqur shqetësimet për mostrajtimin e mirë të COVID-19.

    Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, në një kabllogram dërguar Departamentit të Shtetit, të cituar nga shtypi amerikan, paraqet një situatë të zymtë për gjendjen e punonjësve në ambasadë, , transmeton Zëri i Amerikës.

    “Rreth 20 për qind e personelit të ambasadës janë infektuar me COVID-19, dhe shumica dërmuese janë personel lokal, që është shenjë për kontrollin joefektiv të sëmundjes në Kosovë. Kosova sillet sikur një vend që nuk ka raste me COVID-19. Por, Kosova është një shtet i shkatërruar nga pandemia”, thuhet mes tjerash në kabllogram, në të cilin nënvizohet se “derisa Departamenti i Shtetit të jetë në gjendje të sigurojë vaksinë për vendet e shërbimit si Prishtina, ndikimi i pandemisë në shëndet, mirëqenie dhe produktivitet do të mbetet i thellë”.

    Në përgjigje të interesimit të Zërit të Amerikës për shqetësimin e ngritur nga ambasadori amerikan në Kosovë, Kosnett dhe situatën me diplomatët amerikanë që shërbejnë jashtë Shteteve të Bashkuara, një zëdhënës tha se “deri sot DASH ka marrë rreth 23 për qind, ose 73 mijë e 450 doza nga 315 mijë që ka kërkuar”.

    Kjo sasi do të mbulonte në tërësi forcën punonjëse të Departamentit brenda dhe jashtë vendit dhe do të përfshinte të gjithë ata që punojnë nën autoritetin e Shefit të Misionit, përfshirë anëtarët e familjeve, partnerët ndërinstitucionalë, kontraktorët dhe punonjësit lokal”, tha një zëdhënës.

    Ambasadori Kosnett në kabllogramin e tij nënvizon sfidat e izolimit dhe shëndetit mendor të atyre që shërbejnë në ambasadë.

    Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit i tha Zërit të Amerikës se “e kuptojmë ankthin që ka shkaktuar pandemia, si në Shtetet e Bashkuara ashtu edhe gjithandej botës”, duke nënvizuar se qëllimi është të vaksinohet 100 për qind e personelit, kurdo që kjo bëhet e mundur.

    Departamenti i Shtetit tha se ka dërguar gati 80 për qind të sasive të para të vaksinave në terren, duke theksuar se kriteret e shpërndarjes së tyre do të varen nga disa faktorë si të dhënat e institucioneve shëndetësore, rastet e shfaqura mes punonjësve, shkalla e përhapjes dhe prirjet e sëmundjes në terren, si dhe cilësia e infrastrukturës mjekësore në vendet mikpritëse etj.

    Kosova po kalon një gjendje të rënduar nga pandemia dhe është vendi i vetëm në Ballkan ku ende nuk ka filluar vaksinimi.

    Rastet me COVID-19 vazhdojnë të shtohen dhe autoritetet kanë shprehur shqetësim se kjo javë mund të shënojë rritje të mëtejshme pas një periudhe grumbullimesh për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit.

    Kosova pret që dozat e para të vaksinave të mbërrijnë në fund të muajit ose në fillim të marsit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Donald Trump ka emëruar Robert F. Kennedy Jr për të udhëhequr departamentin e Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore. “Jam i emocionuar të shpall...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Rastet e fruthit janë rritur me më shumë se 200 për qind në rajonin evropian gjatë vitit të kaluar në mes të...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka njoftuar se pilotët e Forcave të Sigurisë së Kosovës po vazhdojnë trajnimet në Bazën Ajrore të...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.