Gjatë spektaklit të sotëm të natës gjysmëfinale së Big Brother VIP Kosova është transmetuar një video material kushtuar darkës së fundit të konkurrentëve të nominuar.
Darka e fundit e të nominuarve ishte më e veçantë se kurrë më parë, derisa banorët ishin sfiduar të përgjigjeshin në emër të njëri-tjetrit.
Kësisoj, Xhuli është përgjigjur sikur të ishte Vedati dhe anasjelltas, Artani është përgjigjur sikur të ishte Stresi dhe anasjelltas si dhe Gresa është përgjigjur sikur të ishte Mbresa dhe anasjelltas.
Kurse, për Brunon janë përgjigjur të gjithë sikur të ishin ai. Por, për më shumë detaje, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.