×
  • Ekonomi
  • Artikull i Sponsoruar

    Darka e Investitorëve – e organizuar nga Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane, Dega në Kosovë

    FrontOnline
    31 Dhjetor 2025

    Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane në Kosovë organizoi në Prishtinë “Darkën e Investitorëve”, një ngjarje të rëndësishme ekonomike që bashkoi biznese vendore e ndërkombëtare, investitorë dhe përfaqësues të diasporës, duke krijuar një hapësirë të vlefshme për dialog, rrjetëzim dhe bashkëpunim.

    Ngjarja u mbështet nga Banka Ekonomike si sponsor kryesor. Gjatë mbrëmjes u prezantuan gjashtë startup-e inovative para investitorëve, duke hapur mundësi konkrete për projekte dhe investime të reja.

    Në mbrëmje morën pjesë personalitete të biznesit dhe rrjeteve të diasporës, ndër ta edhe kryetari i Albanian Global Diaspora Business Network, z. Omer Nura, të cilët ndanë përvoja dhe shprehën gatishmërinë për mbështetje të iniciativave ekonomike në Kosovë.

    Pjesëmarrja e kompanive nga vende të ndryshme të Evropës i dha eventit një dimension të fuqishëm ndërkombëtar.
    Nikoqir i ngjarjes ishte kryetari i Degës në Kosovë, z. Shkelzen Jusaj, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rolin e Unionit si urë lidhëse mes bizneseve vendore dhe investitorëve evropianë, si dhe përkushtimin për mbështetje profesionale ndaj bizneseve në Kosovë dhe diasporë.

    Fjalë rasti mbajtën edhe personalitete të tjera të rëndësishme: ambasadori i Malit të Zi, Bernard Cobaj; kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini; kryetari i Rrjetit të

    Bizneseve në Austri, Yll Blakaj; përfaqësuesi diplomatik i Ambasadës së Shqipërisë, Kastriot Noli; si dhe Imer Selmani nga Maqedonia e Veriut – ish-kryeministër në detyrë, ish-ministër, konsull i Shqipërisë për Maqedoninë e Veriut dhe biznesmen i suksesshëm.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.