Dardanët janë inkuadruar në Ligën e Parë në basketboll te meshkujt.
Skuadra nga Klina në ndeshjen e tretë ka shënuar fitore ndaj Boreas 105:65, për të siguruar hyrjen në Ligën e Parë, përcjell FrontOnline.
Dardanët i kishin përfunduar garat e rregullta në Ligën e Dytë në vendin e parë me 15 fitore dhe tri humbje, derisa tani do të jenë pjesë e Ligës së Parë.
Medaljet skuadrave finaliste dhe Kupën kapitenit, Altin Buqani i ndan i dërguari i Komesari i Garave dhe anëtari i Bordit të SHGJFBK-së Hajradin Zeka, Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj dhe Alban Rraci./FrontOnline/