Tifogrupi i kombëtares së Kosovës, “Dardanët” kanë reaguar pas zhvillimeve të fundit politike në vendin tonë.
Pas aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli – “Dardanët” kanë reaguar me një postim në rrjetin social, Facebook.
“Lufta e UÇK-së ishte luftë për çlirim.
Lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe e drejtë, dhe kështu do jetë përjetë”, kanë shkruar ‘Dardanët’.