E enjtja e kësaj jave është një ditë larg.
E po kaq është koha që na ndan nga dueli më madhor i përfaqësueses së Kosovës në futboll.
“Dardanët” me fillim nga ora 20:45 në këtë ditë do të kenë përballë Maqedoninë e Veriut.
Synimi i djelmoshave kosovarë në Shkup është i qartë: kalimi në finalen e plejofit që siguron kualifikim në “Euro 2020”.
Këtë qëllim ata duhet t`ia arrijnë pa ndihmën e disa prej bashkëlojtarëve kryesor si Vedat Muriqi, Hekuran Kryeziu e Milot Rashica, që nuk do të paraqiten në këtë ndeshje shkaku i lëndimeve.
E mungesa e tyre do të kompensohet me “lojtarin” e 12-të që është çdo tifoz dardan.
Pothuajse të gjithë pritshmëritë i ka të ngjashme e të mëdha.
“Besoj që Kosova do të fitojë së është më e mirë se Maqedonia. Dmth 2 me 1 ka me fitu 100 %”, tregoi për Front Online një tifoz.
“Mendoj që do të korrim fitore. Rezultati 2 me 1 për neve”, pohoi për Front Online një tifoz.
“Mendoj që Kosova ka me fitu me rezultat 2 me 1”, thekson një tifoz tjetër për Front Online.
“Shpresoj një rezultat optimist, fitore. Shpresoj me rezultat 2 me 1”.
Si këta nuk mendon një tifoz tjetër kosovar.
Shkaku i mungesave e vë në dyshim fitoren e përfaqësueses së Kosovë.
“Dëshira është me fitu Kosova, por ne baze te mungesave nuk janë shumë optimist. Barazim”.
Këta tifozë por edhe të tjerë ndeshjen që zhvillohet në Shkup mund ta shikojnë vetëm para ekranit televiziv, meqë prania e tyre në fushë është ndaluar shkaku i Coronavirusit.