Bullgaria, Italia dhe Polonia janë midis disa prej vendeve të shtuara në listën e shteteve ku duhet të shmangen udhëtimet jothelbësore, njoftoi sot Ministria e Jashtme daneze, në mes të një rritjeje të infektimeve me COVID-19.
“Paralajmërimi i udhëtimit do të hyjë në fuqi që nga e shtuna”, tha ajo një deklaratë, raporton ATSh.
Nga vendimi preken, gjithashtu, 11 rajone në Suedinë fqinje, si edhe Lihtenshtajni, Lituania, Polonia, San Marino dhe Vatikani.