Danimarkado të vendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë në të ardhmen. Lajmin e ka bërë të ditur Ministri danez i Mbrojtjes Troels Lund Poulsen.
Palët kishin rënë dakord më parë për të dorëzuar projektligjin përkatës. Shërbimi ushtarak fillimisht ishte planifikuar të riorganizohej duke filluar nga viti 2027, por ndryshimet tani janë planifikuar për mesin e 2025.
Në të ardhmen, gratë do të shërbejnë në të njëjtat kushte si burrat dhe gjithashtu mund të rekrutohen nëse nuk ka mjaftueshëm vullnetarë. Gratë daneze që mbushin 18 vjeç pas 1 korrikut të këtij viti do të kenë të drejtë për shërbimin ushtarak gjatë gjithë vitit 2026. Projektligji duhet ende të miratohet nga Parlamenti. Megjithatë, miratimi konsiderohet i sigurt.
Komandanti i Përgjithshëm i Mbrojtjes, Michael Hyldgaard e përshëndeti masën. “Të drejtat e barabarta janë të mira dhe ato rrisin shanset për të rritur fuqinë luftarake në mbrojtjen daneze,” tha ai për gazetën daneze Jyllands-Posten.
25% e të rekrutuarve janë gra
Në Danimarkë, deri tani, shërbimi i detyrueshëm ushtarak zbatohej vetëm për burrat mbi 18 vjeç. Grave nuk u kërkohet ende të shërbejnë në forcat e armatosura, por mund ta bëjnë këtë vullnetarisht. Aktualisht, gratë përbëjnë rreth 25% të atyre që kryejnë shërbimin bazë ushtarak në Danimarkë.
Edhe pas ndryshimeve, do të vazhdojë të jqë vetëm një pjesë e çdo grupmoshe do të kërkohet të kryejë shërbimin ushtarak. Duke qenë se ka mjaft vullnetarë, jo të gjithë të rinjtë do të thirren, por do të hidhet shorti.
Vitin e kaluar u vendos që shërbimi bazë ushtarak në Danimarkë do të zgjatej nga katër në njëmbëdhjetë muaj duke filluar nga gushti 2026. Danimarka dëshiron të rrisë numrin e rekrutëve. Përveç kësaj, numri i rekrutëve në Forcat Daneze të Mbrojtjes dhe Agjencinë Daneze të Mbrojtjes Civile do të rritet nga rreth 4700 në 7500.
Danimarka do të jetë vendi i dytë i BE-së që do të vendosë shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë. Ai ka qenë në fuqi në Suedi që nga viti 2017, ndërsa Norvegjia, anëtare e NATO-s, por jo e BE-së, kërkon gjithashtu që gratë të kryejnë shërbimin ushtarak./DW