Aktori Daniel Craig, një yll 53-vjeçar i James Bond, do të marrë yllin e tij në Bulevardin e Famës në Hollivud, një atraksion turistik në Los Anxhelos. Ylli i Craig, i 2704 me radhë, do t’i ndahet aktorit gjatë një ceremonie më 6 tetor.
Ylli do të vendoset në Bulevardin Hollywood 7007, për nder të emrit të njohur të kodit të personazhit të tij dhe menjëherë pranë yllit të njërit prej paraardhësve të tij, Roger Moore.
Craig aktualisht është duke promovuar filmin e tij ‘For Death No Time’, i cili ka marrë vlerësime pozitive dhe ka forcuar reputacionin si aktori më i mirë që ka luajtur James Bond. Filmi tashmë ka përjetuar sukses të madh në kinema. Ai bëri një fitim prej 22 milionë dollarësh në dy ditët e para pas shfaqjes në kinema./FrontOnline/