Këngëtari dashur shqiptar Ramadan Krasnqi sot ka ditë feste.
Këngëtari Ramadan Krasniqi-Dani, për vite me radhë vazhdon të sjell projekte të reja muzikore.
Me këtë datë, artisti mbush plot 63 vjet jetë, ndërsa karriera e tij njihet si e pasur me shumë hite ndër vite në muzikë.
Me rastin e ditëlindjes, Dani ka pranuar urime të shumta, nga familjarë, miq e fansa, urimit iu bashkangjit edhe djali i tij i cili i uroi atij ditëlindjen përmes Instastoryt.
“Urime ditëlindjen e 63-të Babai”, shkroi ai me një figurë zemër të kuqe.