×
  • Kronika
  • Kronika

    Dan Pifqi në burg, është dënuar 11 herë nga Gjykata Themelore e Gjilanit

    FrontOnline
    11 Tetor 2020

    Ramadan Behluli, i njohur në masë si Dan Pifqi, ka dosje të trashë penale në Prokurorinë Themelore të Gjilanit dhe në Gjykatën Themelore të këtij qyteti. Tash e disa kohë ai është ‘zhdukur’ nga hapësira publike kosovare ku paraqitej shpesh përmes videove të ndryshme, pasi po vuan dënimin me burg.

    Bazuar në dosjen e tij penale në Gjykatën Themelore të Gjilanit, Ramadan Behluli shquhet për vjedhje të rënda, ndërsa është i dënuar edhe për sulm, shkaktim të rrezikut të përgjithshëm e posedim të drogës.

    Gjykata Themelore e Gjilanit në një përgjigje për Express ka treguar se Dan Pifqi është dënuar 11 herë për 11 vepra penale: 5 herë për vjedhje të rënda, 3 herë për vjedhje, një herë për sulm, një herë për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm dhe një herë për posedim të drogës.

    Dan Pifqi është dënuar 7 herë me burgim efektiv, prej 7 vjetësh në total. Dy herë ai është dënuar me burgim me kusht prej 9 muajsh në total (një herë 6 muaj dhe një herë 3 muaj), ndërsa në dy raste, Dan Pifqi është dënuar me 300 euro gjobë (një herë me 200 euro dhe një herë me 100 euro).

    Dënimet më të madha që i ka marrë Ramadan Behluli janë ato me nga dy vjet burgim efektiv, që i janë shqiptuar për veprat penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm dhe në një rast të vjedhjes së rëndë. Ndërkaq, dënimin më të vogël, prej 100 eurosh gjobë, Pifqi e ka marrë për sulm.

    Më poshtë, veprat penale që i ka kryer Ramadan Behluli dhe dënimet që i janë shqiptuar nga Gjykata Themelore e Gjilanit:

    P.nr. 1217/11 – vepra penale vjedhje e rëndë, i dënuar me 10 muaj burgim efektiv.

    P.nr. 209/12 – vepra penale vjedhje, i dënuar me 6 muaj burg me kusht që për 1 vit të mos kryej vepër tjetër penale.

    P.nr. 1283/12 – vepra penale vjedhje e rëndë, i dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim efektiv.

    P.nr. 193/13 – vepra penale vjedhje e rëndë, i dënuar me 6 muaj burgim efektiv.

    P.nr. 765/14 – vepra penale vjedhje, i dënuar me 300 euro gjobë.

    P.nr. 957/14 – vepra penale sulmi, i dënuar me 100 euro gjobë.

    P.nr. 958/14 – vepra penale shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm, i dënuar me 2 vite burgim efektiv.

    P.nr. 585/15 – vepra penale vjedhje e rëndë, i dënuar me 6 muaj burgim efektiv.

    P.nr. 234/16 – vepra penale posedim i paautorizuar i substancave narkotike, i dënuar me 3 muaj burgim, me kusht që brenda periudhës 1 vjeçare të mos kryej ndonjë vepër tjetër.

    P.nr. 284/16 – vepra penale vjedhje, i dënuar me 2 muaj burgim efektiv dhe 100 euro gjobë.

    P.nr. 213/17, – vepra penale vjedhje e rëndë, i dënuar me 2 vite burgim efektiv

    Nga Rubrika
    Kronika03 Janar 2025
    Policia e Kosovës ka raportuar se një grua nga Peja dyshohet se po përjeton dhunë psikike nga vajza e saj e mitur,...
    Kronika03 Janar 2025
    Në pikat kufitare në dalje të Kosovës këtë të premte kanë filluar kolonat. Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka bërë të ditur...
    Kronika03 Janar 2025
    Një person është arrestuar të enjten në Viti pasi kishte ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Në raportin 24-orësh të policisë thuhet...
    Të tjera
    Lajme03 Janar 2025
    Amer Kapetanoviç mori sot detyrën e Sekretarit të ri të Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), pas emërimit nga Ministrat e...
    Bota/Rajoni03 Janar 2025
    Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka ngushëlluar familjen Arsllani për aksidentin tragjik që ndodhi mbrëmë ku një veturë me...
    Opinione03 Janar 2025
    Nga Richard Kemp: Ndërsa viti 2025 ka filluar, pesimizmi për fatin e Ukrainës rri pezull në ajër, ndërsa kutërbimi i paqësimit ndihet...
    Bota/Rajoni03 Janar 2025
    Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Rashçe-Saraj të Maqedonisë së Veriut. Në rrethana ende të paqarta një automjet me pesë...
    Lajme03 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se ka filluar periudha e aplikimit për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet nacionale të 9...
    Bota/Rajoni03 Janar 2025
    Dy të rinj, 16 dhe 18 vjeç, kanë humbur jetën në një aksident rrugor në Greqi, ndërkohë një 17-vjeçar shqiptar po lufton...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.