Armend Dallku një ditë pas humbjes në finale të Kupës së Kosovës ka reaguar sërish.
Trajneri i Dukagjinit me të mbaruar loja në deklaratë për “Art Sport” ishte shprehur i revoltuar me ndarjen e drejtësisë nga gjyqtari, Genc Nuza.
Kurse sot, një ditë pas ndeshjes Dallku është shprehur krenar me futbollistët e tij, drejtuesit dhe tifozët e klubit.
Dallku në llogarinë e tij në “Facebook” ka shkruar se ata treguan luftë të pakompromis, por që doli të ishte e pamjaftueshme të fitojnë Kupën.
Dukagjini i Klinës u mposht në finale nga Llapi pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 5-3.
Ky është reagimi i Armend Dallkut:
“Krenar me Djemët e Ekipit
Krenar me Drejtuesit Tanë
Krenar me Tifozët Tanë
Krenar me Punën Tonë që kemi bër
Treguam Karakter dhe Luftë të Pakompromis
Ndoshta na vodhen diqka ?
Lufta Vazhdon”.