Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka vlerësuar se gjyqtari i takimit në ndeshjen e sontme finale kundër Llapit në shumë raste ka anuar kah skuadra llapjane.
“Arbitri ishte në shumë raste për Llapin. Kam rezervat e mia. Gjynah që këta djem të trajtohen ashtu. Jemi shumë të zhgënjyer sepse donim t’i bënim dhuratë qytetit të Klinës”, ka thënë Dallku.
Megjithatë ai u shpreh i lumtur me futbollistët e tij.
“Puna e penaltive është fat. Jam njeriu më i lumtur për djemtë e ekipit tim të cilët treguan se nuk është dallim i madh mes Llapit dhe Dukagjinit. Më vjen keq se si u arbitrua ndeshja”, shtoi ai.
Dukagjini pësoi pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4:3.