×
  • Sport
  • Sport

    Dallku i kënaqur me fitoren ndaj Istogut, Rama nuk është dorëzuar para ndeshjes së kthimit

    FrontOnline
    07 Prill 2021

    Trajnerët Armend Dallku dhe Nazmi Rama e kanë komentuar ndeshjen e sotme mes Istogut dhe Dukagjinit.

    Në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës, Dukagjini mposhti Istogun si mysafir me rezultat 1:2, shkruan FrontOnline.

    Pas ndeshjes, Dallku u shpreh i lumtur me fitoren e sotme.

    “Në radhë të parë dua që t’i përgëzoj të dy ekipet për luftën e treguar në këto kushte tejet të rëndësishme për lojë”, ka thënë Dallku në “Art Sport”.

    “Jemi të kënaqur për fitoren, por asgjë nuk ka përfunduar, pasi që kemi edhe një ndeshje të radhës për të arritur në finale. Tash do të futem në dhomat e zhveshjes dhe do t’ua bëj e dije këtë gjë futbollistëve”, tregoi ai.

    “E kam thënë edhe para ndeshjes që nuk nuk preferoj ndonjë skuadër, pasi që duhet së pari ne ta kryejmë punën tonë, pastaj të mendojmë për kundërshtarët”, shtoi trajneri vushtrrias.

    Ndërkaq, Rama tregon se çfarë iu ka thënë futbollistëve të tij para ndeshjes.

    “Ne jemi skuadër që luajmë futboll të bukur dhe në këtë terren ishte thuajse e pamundur. U kam thënë futbollistëve që ajo skuadër që do gaboj më pak dhe do ketë më tepër fat do ta fitojë ndeshjen dhe ashtu ndodhi”, deklaroi fillimisht Rama.

    “Sikur kushtet atmosferike të ishin më ndryshe dhe gjendja e terrenit do ishte më e mirë ju garantoj që edhe skuadra jonë do ishte një tjetër ekip. Ne do të shkojmë në fundjavë për të luajtur me Dukagjinin dhe do të shfaqim ndeshje krejtësisht tjetër. Po ashtu do të luftojmë edhe në ndeshjen kthyese për ta përmbysur këtë rezultat”, përfundoi Rama./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport14 Nëntor 2024
    FIFA dhe ekipet pjesëmarrëse në Kupën e ardhshme të Botës për Klube kanë publikuar pamje të dizajnit për trofeun e parë që...
    Sport14 Nëntor 2024
    Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës është klasifikuar me rrezik të lartë, duke bërë që autoritetet rumune të marrin masa të rrepta sigurie....
    Sport14 Nëntor 2024
    Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka thënë se po qe se Kosova dëshiron arritjen e vendit të parë në grup,...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.