×
  • Lajme
  • Lajme

    Dallaveret me subvencione, këta janë zyrtarët që u suspenduan nga ministri i Bujqësisë

    FrontOnline
    31 Mars 2021

    Me kërkesë të ministrit të ri të Bujqësisë, Faton Peci, kryesuesi i Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, Nazmi Zenelaj ka marrë vendim për suspendimin e pesë zyrtarëve të arrestuar për dallavere me subvencione.

    Ani pse ata ishin arrestuar me 24 shkurt dhe në ndodhen në paraburgim, ish-ministri Besian Mustafa nuk kishte ndërmarrë asnjë masë ndaj tyre. Vendimi për suspendimin e tyre është marrë tek të martën e 30 marsit.

    Sipas këtij vendimi, pesë zyrtarët suspenduar janë Luan Statovci drejtori i Drejtorisë për Pagesa Direkte, Sadat Shkodra zyrtar për pagesa në Drejtorinë për Pagesa Direkte, Adushe Ukshini inspektore në Drejtorinë e Kontrollit, Berat Nika zyrtarpër Pagesa Direkte në Drejtorinë për Pagesa Direkte dhe Kastriote Bajrami -Sejdiu zyrtare e Arkivës në Drejtorinë e Administratës së Pergjithshme.

    “Zyrtarët nga pika 1 e këtij vendimi, marrëdhënia e punës pezullohet në Agjencinë për Zhvillimin e Bujqësisë…nga data 30 mars 2021 deri në marrjen e një vendimi Komisioni Disiplinor”, thuhet në këtë dokument.

    Bazuar në këtë vendim, zyrtarët e suspenduar do të marrin 50% të pages gjatë kohëzgjatjes së pezullimit deri në marrjen e një vendimi tjetër.

    “Duke u thirrur në rrethanat e krijuara në AZHB dhe pas emërimit tim me datën18.03.2021, dhe duke u bazuar në kompetencat ligjore si zv.kryeshef Ekzekutiv – Udhëheqësi me i lartë i AZHB-së, si dhe në ndjeshmërinë e rastit dhe vazhdimin e masës së paraburgimit të zyrtarëve të arrestuar, për cka jemi njoftuar përmes mjeteve të informimit por jo edhe përmes rrugëve zyrtare, si dhe në bazë të mungesave të vijueshmërisë në punë sipas evidencës zyrtare të drejtorisë së administratës së përgjithshme, kryeshefi Ekzekutiv vendos që zyrtarët e lartëpërmendur në dispozitiv të këtij vendimi të pezullohen përkohësisht nga puna deri në marrjen e vendimit nga Komisioni Disiplinor i AZHB-së”, thuhet në arsyetimin e vendimit, shkruan insajderi.org.

    Policia e Kosovës, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda me 24 shkurt në një aksion në Ministrinë e Bujqësisë dhe në zyrat e kësaj ministrie në Prishtinë, Lipjan, Istog dhe Gjilan, kishte arrestuar 12 zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.

    Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje ryshfeti.

    Gjatë aksionit policia kishte sekuestruar edhe dy çanta të mbushura plot me kartëmonedha euroshe dhe gjësende tjera si prova materiale.

    “Në bazë të provave janë bërë bastisje në disa zyre dhe vendbanime të personave ku janë konfiskuar:  433,160.00 (katërqind e tridhjetë e tre mijë e njëqind e gjashtëdhjetë) euro, 600 (gjashtëqind) dollar, 200 (dyqind) franga, 275 (dyqind e shtatëdhjetë e pesë) lira turke, 15 (pesëmbëdhjetë) telefona,  8 (tetë) vetura, 1 (një) kompjuter, 5 (pesë) armë, 1 (një) USB dhe 1 (një) vulë”, njoftonte policia e Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ka ndërruar jetë shoferi i veturës që u aksidentua para dy jave me një veturë të Policisë së Kosovës. Aksidenti kishte ndodhur...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se këtë javë “Turneu i Ndryshimit” do shkojë edhe në katër...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është kritikuar nga deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, për politikën e tij të jashtme. Haxhiu ka theksuar...
    Të tjera
    Lajme18 Nëntor 2024
    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka komentuar takimin e përbashkët mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së...
    Ekonomi18 Nëntor 2024
    Kryeministrin maqedonas, Hristijan Mickoski ka falënderuar kryeministrin Albin Kurti për pritjen e sotme, si dhe takimet miqësore në të kaluarën. Ai tha...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për atë se siç ka thënë Selmanaj,...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, fjalën e tij në mbledhjen e qeverive mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, e nisi duke sqaruar...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e përbashkët me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut tha se dy vendet kanë shumë të...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, aktualisht nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.