×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin statistikat, ku renditet Kosova për numër të azilkërkuesve

    FrontOnline
    09 Tetor 2020

    Tanimë kërkesat për azil nga shqiptarët në një nga vendet e Bashkimit Evropian kanë shënuar rritje në korrik për të dytin muaj radhazi, pasi ishin reduktuar ndjeshëm në periudhën e karantinës.

    Sipas statistikave të publikuara nga Zyra Evropiane e Azilkërkuesve (EASO), në korrik kërkesat për azil për herë të parë dhe riaplikime nga shqiptarët ishin 505 në total. Në krahasim me qershorin, kërkesat për azil janë rritur me 28%.

    Me izolimin nga pandemia, kërkesat për azil ranë ndjeshëm, duke zbritur në vetëm 90 në maj. Për 7-mujorin, aplikimet ranë me 72%, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por, në korrik Shqipëria, ndonëse është e 14-a për aplikimet për azil, u rendit e dyta, në raport me popullsinë, sipas të dhënave të EASO dhe popullsisë përkatëse të vendeve kryesore azilkërkuese të përpunuara nga Monitor.
    Duhet thekasuar se Siria është e para në botë, me 35 aplikime për azil për 100 mijë banorë. Shqipëria vjen e dyta, ndonëse në numër ka më pak aplikantë se Afganistani, Venezuela, Kolumbia, Iraku, Pakistani, Turqia etj., kjo ngase ka një popullsi shumë më të ulët. Në korrik, nga Shqipëria kishte gati 18 aplikime për 100 mijë banorë.

    Në vend të tretë është Gjeorgjia (14.4), më pas Venezuela (13.3) dhe e pesti është Kosova, me 10.2 aplikime për 100 mijë banorë në korrik.

    Shqiptarët janë këmbëngulës për të ikur, teksa sipas EASO, kanë një numër të lartë riaplikimesh.

    Ikin të rinjtë

    Të dhënat e mëparshme të publikuara nga Eurostat treguan se pjesa më e madhe e aplikimeve për azil nga Shqipëria po bëheshin nga të rinjtë. Nga janari i vitit 2019 deri në gusht të 2020-s kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian dhe të tjera rreth 30.5 mijë shqiptarë, sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat dhe të përpunuara nga Monitor.

    Pjesa më e madhe e atyre që po ikin janë të rinj. Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se 23.8 mijë persona, ose 78% e totalit të aplikimeve për këtë periudhë ishin deri në 34 vjeç.

    Shumë e lartë është ikja e minorenëve. Në periudhën janar 2019-gusht 2020 ka pasur 6,895 aplikime për azil nga minorenët më pak se 17 vjeç, që përbën rreth 29% të aplikimeve nën 34 vjeç, ose 23% të totalit.

    Nga Rubrika
    Lajme10 Janar 2025
    Në Gjykatën Penale në Bruksel është duke vazhduar gjykimi ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e aktivistit kosovar Enver Hadri, 35 vjet...
    Lajme10 Janar 2025
    Qendrat e Mjekësisë Familjare dy javët e fundit po përballën me rritjen e numrit të pacientëve për kontrolle nga prekja e gripit...
    Lajme10 Janar 2025
    Ambasada e ShBA-së në Kosovë ka reaguar pas vizitës në Prishtinë të Zëvendës Sekretarit të Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma....
    Të tjera
    Zgjedhjet 202510 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka takuar futbollistët e klubit “Ramiz Sadiku” në Prishtinë. Hamza ka premtuar ta rrisë...
    Vip10 Janar 2025
    Ka eskaluar debati mes Drilonit dhe Xhenetës, kur kjo e fundit insistonte se ai nuk sillet mirë me Sarën. “Nuk është trajtim...
    Vip10 Janar 2025
    Drenusha ka debatuar me Sarën me tone të larta, duke i kërkuar ‘llogari’ pse nuk është përgjigjur në pyetjen e publikut. “Gënjeshtare,...
    Vip10 Janar 2025
    Pas debateve të ashpra dhe tensionuese mes banorëve, Rovena dhe Sara kanë diskutuar. Rovena i kërkoi aleancë Sarës, pasi thotë se duan...
    Lajme10 Janar 2025
    Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka pritur Zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhimin dhe Burimet, Richard Verma dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin për...
    Lajme10 Janar 2025
    Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka përmbledhur takimet që ka zhvilluar Zëvendës Sekretari Amerikan për Menaxhim dhe Resurse,...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.