Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në rezultatet laboratorike konfirmon se mandarinat janë të sigurta për konsum.
Lamir Thaçi nga AUV, në një përgjigje për Express pohon se “ngarkesat e testuara u përgjigjen kritereve ligjore të sigurisë ushqimore, andaj do të lirohen për qarkullim në treg dhe konsum”.
Konfirmimi i tij i plotë:
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë sot ka pranuar rezultatet e analizave laboratorike të mostrave të dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e lejuar ( MRL) në produktin mandarinë me origjine nga Shqipëria dhe te tjera. Rezultatet kanë konfirmuar se produktet nga ngarkesat / kontingjentet në fjale i përmbushin standardet ndërkombëtare të sigurisë ushqimore dhe janë të sigurta për konsum. Mostrat përfaqësuese janë marrë nga gjashtë ngarkesa/ kontingjente me origjinë të ndryshme, ku katër prej tyre janë nga Shqipëria. Vlerat e fituara nga testet laboratorike për mostrat e dyshuara, gjithnjë duke ju referuar limiteve të përcaktuara me rregulloren e Bashkimit Evropian No. 396/2005 mbi nivelet maksimale të mbetjeve të pesticideve në ushqim dhe ushqim për kafshë me origjinë bimore dhe shtazore, respektivisht rregulloreve/ amendamenteve (EU) No. 2020/1085 per nivelet maksimale të mbetjeve për Chlorpyrifos dhe chlorpyrifos -metil, dhe amendamentit/ rregullores (EU) 2023/1029, per nivele maksimale të mbetjeve për phosmet. Metoda laboratorike e testim është konfirmative (EN 15662:2018). Ngarkesat e testuara u përgjigjen kritereve ligjore të sigurisë ushqimore, andaj do të lirohen për qarkullim në treg dhe konsum.