×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin rezultatet e kandidatëve në Fushë Kosovë: Osmani para Konjufcës

    FrontOnline
    18 Shkurt 2021

    Vjosa Osmani ka arritur të sigurojë afërsisht 80 për qind të votës së përgjithshme të Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Fushë Kosovës, në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Ish-kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, e cila kryesoi listën e kandidatëve të LVV-së për deputetë në këto zgjedhje – ndonëse formalisht mbajti numrin dy, – ka fituar 7 mijë e 358 vota në Fushë Kosovë, një bastion i kahershëm i LDK-së.

    Bazuar në formularët e rezultateve të zgjedhjeve të 14 shkurtit, të publikuara sot në uebsajtin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Osmani kryeson listën e më të votuarve të LVV-së në Fushë Kosovë, me rreth 2 mijë vota më shumë sesa ndjekësi i parë, numri tre në listë, Glauk Konjufca.

    Konjufca ka arritur t’i sigurojë kandidaturës së tij për deputet, saktësisht 5 mijë e 397 vota në Fushë Kosovë.

    Fushë Kosova, në zgjedhjet e së dielës e nxori Lëvizjen Vetëvendosje parti të parë në këtë pjesë të vendit, me mbi 9 mijë vota dhe një përqindje prej 55% të votave të fituara. LVV-në në Fushë Kosovë, e pasoi LDK-ja me rreth 7 mijë vota më pak. LDK-ja siguroi vetëm 2 mijë e 992 vota.

    Një diferencë mes Osmanit si e udhëheqëse e listës së kandidatëve më të votuar të LVV-së me Konjufcën dhe të tjerët, rezulton të figurojë edhe në disa komuna të tjera të vendit.

    Megjithatë, ende nuk janë zyrtarizuar rezultatet e kandidatëve për deputetë në të gjithë vendin.

    Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 14 shkurt 2021, Lëvizja Vetëvendosje e udhëhequr nga Albin Kurti, fitoi rreth 48 për qind, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 17.35 për qind.

    E treta është radhitur Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.18 për qind dhe në vendin e katërt është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 7.42 për qind.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Korrik 2025
    Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të tentojnë për herë të 51-të, nesër në orën 11:00, të konstituojnë Kuvendin, pas disa përpjekjeve...
    Lajme22 Korrik 2025
    Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar pas vendimit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese lidhur me...
    Lajme22 Korrik 2025
    Ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka shprehur kritika të ashpra drejt kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, për qasjen e tij...
    Të tjera
    Lajme22 Korrik 2025
    Në konferencën për ecurinë e çështjes që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, trupi gjykues është njoftuar se...
    Lajme22 Korrik 2025
    Valon Murati, ish-kryetari i Lëvizjes për Bashkim, në “Rubikon” në Klan Kosova tha se nëse bashkohet Lugina me Kosovë, s’mund t’ua ndalojmë...
    Lajme22 Korrik 2025
    Albulena Balaj-Halimaj do të jetë kandidatja zyrtare e Nismës Socialdemokrate për postin e kryetares së Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale të...
    Bota/Rajoni22 Korrik 2025
    Ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, ka dërguar paralajmërim të drejtpërdrejtë për Izraelin, duke thënë se Ankara do të ndërhyjë nëse...
    Lajme22 Korrik 2025
    24-vjeçari Shkodran Morina nga Malisheva kishte pësuar një aksident rrugor, duke u goditur në vijat e bardha të rrugës. Ai nuk ka...
    Lajme22 Korrik 2025
    Deputeti i PDK-së, Ferat Shala ka reaguar pas konferencës së presidentes Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar nga Gjykata Kushtetuese një sqarim...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.