Simpatizantë të Lëvzijes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës janë përleshur mes vete në Podujevë.
Kjo ka ardhur pas fushatës zgjedhore që po mbahet këto ditë për kryetar komunë në Podujevë.
Në rrjetin social Facebook, janë publikuar pamje nga kjo përleshje ku shihet një numër i madh i qytetarëve duke u përplasur mes vete, teksa disa prej tyre mundohen ta qetësojnë situatën.
Ndërkohë, në mesin e aktivistëve të VV-së ishte edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri.
Zgjedhjet në këtë komunë do të mbahen të dielën. Në garë për të parin e komunës janë Nexhmi Rudari i LDK-së, Shpejtim Bulliqi i VV-së dhe Naim Fetahu i PDK-së.
https://www.facebook.com/fitim.salihu1/videos/10225040100009441/