×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin pamjet e takimit të ministrit Vitia me politikanin serb Arsenijeviq, ja çfarë thonë ata

    FrontOnline
    24 Shtator 2024

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është parë i ulur në një kafene me politikanin serb, Aleksandar Arsenjeviq, në veri të vendit.

    Por, dy protagnistët në video, kanë dhënë versione të ndryshme se si kanë përfunduar në kafene bashkë e për çfarë kanë folur. Të dy thonë se takimi ka ndodhur vitin e kaluar, në tetor apo nëntor.

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se politikani serb i është ulur në tavolinë.

     “Në fund të tetorit të vitit të kaluar…Aty ka ardh unë se kam njoftë, veç ka ardh është prezantu e pas atij prezantimi në njërën nga këto organizimet nga ambasadat kur ka qenë ai ka ardhë edhe më ka përshëndetë. Jemi taku ka ardh në rrugë aty ka qenë kemi bo muhabet se sa është e rëndësishme kjo pjesa e shëndetësisë dhe sa është e rëndësishme me u prevenue kanceri i gjirit te gratë. Asnjëherë privatisht vetëm unë dhe ai, këtë ta them me përgjegjësi të plotë nuk jemi takuar”, ka deklaruar Vitia.

    Ai ka mohuar se është takuar i vetëm me Arsenjeviq.

    “Aty kanë qenë së paku edhe dy veta të tjerë ku kemi qenë afër mamogramit mobil dhe jam ulë në kafe qaty ka ardhë edhe u ulë me mua dhe kemi bisedu qato tema që i thash. Për besë është e pamundshme eventualisht kur ka shku dikush me bo pagesën ose diqka, sepse jam i sigurt, jam qind për qind i sigurt se aty kam qenë me shefin e kabinetit dhe ka qenë edhe një person tjetër tash mos gabofsha nga Komuna e Mitrovicës së Veriut”, ka deklaruar Vitia për Betimi për Drejtësi.

    E Arsenjeviq ka dhënë version tjetër. Sipas tij, Vitia ka kërkuar që të ulen e të bisedojnë.

    “Po unë nuk mund të vendosi për çështje të shëndetësisë asgjë kështu që kjo nuk ka qenë në gusht por vitin e kaluar në tetor, nëntor, tetor, para një viti, ka qenë kur ai ka ardhur me skenerin mobil për mamografi. Vetëm jemi ulur të pimë një kafe private, ka kërkuar të ulemi pasi njihemi më herët, tema e diskutimit nuk ka qenë as shëndetësia, e asgjë, thjeshtë ka pas dëshirë të pimë kafe. Unë kam qenë mikpritës i mirë vetëm kemi pirë kafe”, ka thënë ai.

    Politikani serb ka thënë se Vitinë e konsideron “të vetmin normal në qeveri”.

    “Ministrin Vitia e konsideroj të vetmin normal në qeveri, kështu që atë bisedë ka qenë me siguri e karakterit privat, kemi folur për çështje normale”, ka thënë Arsenjeviq.

    Arsenjeviq para dy javësh u arrestua nga Policia e Kosovës meqë iu fishkelleu Kryeministrit Albin Kurti dhe ministrave tjerë që po vizitonin bizneset shqiptare në veri.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rritjes së fluksit të ardhjes së diasporës në vend. Pritjet...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë sot në profilin e tij zyrtar një pjesë të fjalimit të tij të mbajtur në...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me Çmimin “Grand Excellence 2024” nga Qendra Albanian Excellence, për angazhimin e saj të palëkundur...
    Të tjera
    Lajme21 Dhjetor 2024
    FOR përmes një komunikate për media ka njoftuar se Komanda Rajonale Perëndimore ka përfunduar sot një stërvitje të përbashkët evakuimi përmes operacioneve...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka folur pas sulmeve të së premtes në Magdeburg, duke thënë se “dhuna nuk duhet të mbizotërojë askund”....
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Me rastin e fundvitit, Artan Nimani, kandidati për deputet  i AAK-se si dhe dhe Kryetar i Forumit Intelektual "Europa 2030", fton të...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Pritjet e mërgimtarëve për të hyrë në Kosovë në pikat kufitare të vendit vetëm se kanë filluar, e po vazhdojnë edhe sot...
    Bota/Rajoni21 Dhjetor 2024
    Ministrja e Arsimit Ogerta Manastirliu, ka publikuar planin e ri të veprimit për sigurinë në shkolla. Manastirliu tha se është vendosur të...
    Lajme21 Dhjetor 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka thënë se e ka nënshkruar vendimin për hapjen e konkursit të ri për specializime. Në një...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.