Pas videos ku shihej se si Noizy duke kënduar lë këngën përgjysmë dhe godet me grushte fansat e tij, në një koncert në Zvicër, pranë redaksisë së JOQ Albania ka mbërritur një tjetër video ku shihet me zë dhe figurë, që sherri ka vijuar dhe është agravuar më tej.
Në videon e dytë, duket që Noizy gjatë sherrit goditet me shishe kokës dhe rrëzohet në tokë.
Pas kësaj shihet që truproja e reperit i del në mbrojtje, por turma e djemve e tërheqin zvarrë, e shtrijnë në tokë dhe vazhdojnë ta grushtojnë dhe shkelmojnë.
Ende nuk dihet arsyeja e konfliktit fizik në koncertin e këngëtarit.