Sikur dy klientë të dehur në një lokal ta dinin me ç’kamariere kishin të bënin, nuk do të flisnin para saj.
Por ata, edhe nga pija e tepërt, nisën ta ngacmonin vajzën, e cila “fshihte” aftësi në arte marciale, deri aty sa t’u thyente brinjët.
Skenat e pazakonta reaguese, si në një film, u kapën nga kamerat e vëzhgimit të lokalit.
Ngjarja e rrallë ndodhi në Kinë.