Një qytetare është lënduar nga të shtënat me armë zjarri pasi disa persona kishin dalë në gjueti.
Rasti ka ndodhur mesditën e së premtes në fshatin Landovicë të Prizrenit, ku disa persona kishin dalë në gjueti, dhe si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga ta, është lënduar një qytetare.
“Ankuesi mashkull Kos. ka raportuar se nga persona që kishin dalë në gjueti kishte pasur të shtëna me armë zjarri me ç’rast ishte lënduar vajza e tij femër Kos. të cilës i është ofruar tretman mjekësor”, ka njoftuar Policia.
Policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar një pushkë gjuetie dhe një fishek, derisa i dyshuari është arrestuar.
“Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar një pushkë gjuetie dhe një fishek, gjithashtu edhe personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor dhe intervistuar. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt”, ka njoftuar policia.