Pak ditë para se të mbahet seanca e jashtëzakonshme për zgjedhjen e Presidentit duket se Vjosa Osmani e nominuara e vetme deri më tani për këtë pozitë, ka shpeshtuar “afërsinë” me kryeministrin Albin Kurti me të cilin fituan zgjedhjet e 14 shkurtit, raporton Front Online.
Anipse është e domosdoshme që Presidenti/ja të jetë neutrale dhe të mos shpërfaqë afërsi me asnjë subjekt politik, Osmani paraditen e së enjtes është parë në parkun e Gërmisë me familjen e saj e shoqëruar nga Albin Kurti dhe familja e tij.
Përkrahje për Osmanin si Presidente ka dhënë edhe Lidhja Demokratike të Kosovë, e cila ka një kusht për të.
Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marr vendim që të qëndrojnë në sallë ditën kur do të votohet Vjosa Osmani, por kusht i tyre ka qenë që Presidentja të jetë neutrale dhe të mos ketë afërsi me asnjë subjekt politik./Front Onlin/
Çka po përgatisin kryeministri dhe “presidentja në ardhje” në Gërmi? (Foto)