×
  • Lajme
  • Lajme

    Dalin fotografitë nga takimi “konsultues” që e ftoi Avni Dehari me përfaqësues të partive

    FrontOnline
    17 Prill 2025

    Kuvendi i Kosovës ka publikuar pamjet nga takimi konsultativ mes kryesuesit të seancës së sotme, Avni Dehari, me përfaqësuesit e partive politike.

    Dehari në fillim të seancës së sotme ftoi ata për, siç tha, t’u konsultuar se si të vazhdohet tutje pas ngërçit të krijuar të martën ku nuk kaloi raporti i Komisionit për verifikimin e kuorumit dhe mandateve që do t’i hapte rrugë betimit të deputetëve e konstituimit të Kuvendit.

    “Letra që ka ardhur nga presidentja ka dhënë sqarime në një aspekt, por nuk ka dhënë një zgjidhje përfundimtare. Ajo kërkon nga ne që të gjejmë forcë dhe mirëkuptim që të tejkalojmë dhe mos ta bllokojmë situatën në Kuvend. Për këtë arsye, kam nevojë që së bashku t’i thërras përfaqësuesit e partive politike në një sallë që të konsultohemi se si do të vazhdojmë tutje. Të konsultohemi që të mos bëjmë ndonjë shkelje procedurale, e ndiej më së të nevojshme”, tha Dehari në fillimin e seancës që e mbylli pa e hedhur në votim pikën e parë të rendit të ditës.

    Kuvendi, krahas një njoftimi të shkurtë për seancën, ka publikuar edhe pamjet nga brenda takimit të Deharit me përfaqësuesit e partive politike.

    “Kuvendi i Republikës së Kosovës u mblodh sot për të vijuar punimet e seancës konstituive të Legjislaturës së Nëntë, të ndërprerë më 15 prill. Në hapje të saj, kryesuesi Avni Dehari ftoi përfaqësuesit e subjekteve politike për një takim konsultativ përkitazi me raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve. Pas takimit kryesuesi Dehari njoftoi deputetët për ndërprerjen e seancës, duke paralajmëruar vazhdimin e saj, të shtunën, në orën 12:00”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

    Nga Rubrika
    Lajme02 Qershor 2025
    Ish-deputeti Visar Ymeri ka komentuar situatën e krijuar pas zgjedhjeve në Kosovë dhe bllokadën e zgjatur në formimin e qeverisë. Ai ka...
    Lajme02 Qershor 2025
    Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka reaguar ashpër pas një postimi të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, ku...
    Lajme02 Qershor 2025
    Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në detyrë, Donika Gërvalla, ka pritur në takim homologun e saj nga Tanzania,...
    Të tjera
    Lajme02 Qershor 2025
    Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, duke cituar Agjencinë e Statistikave të Kosovës (ASK), tha se paga mesatare...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2025
    Media britanike “Express” në një artikull dedikuar turizmit në Shqipëri duke parashikuar se vendi ynë do të përballet së shpejti me një “pushtim” masiv...
    Sport02 Qershor 2025
    Klubi i Ligës Premier, Crystal Palace, do të zhvillojë bisedime me UEFA-n rreth pjesëmarrjes së tyre në garat evropiane sezonin e ardhshëm,...
    Lajme02 Qershor 2025
    Dy persona kanë mbetur të lënduar, si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur mes një veture dhe traktori në fshatin...
    Lajme02 Qershor 2025
    Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, është deklaruar pas takimit bilateral që zhvilloi sot me Kryenegociatorin e Kosovës, Bekim...
    Bota/Rajoni02 Qershor 2025
    Opozita në Shqipëri ka kërkuar nisjen e një hetimi administrativ nga KQZ  dhe verifikimin e përmbajtjes së fletëve të votimit në të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.