×
  • Auto
  • Auto

    Dalin detajet e modelit Mercedes CLS i rinovuar

    FrontOnline
    07 Prill 2021

    Janë paraqitur fotografitë dhe detajet në lidhje me versionin e përmirësuar CLS nga Mercedes. Kjo Coupe me katër dyer dhe që del në shitje më 2022, vjen me një grilë të modifikuar, një parakolp sportiv përpara, rrota të reja aliazhi dhe një gamë më të pasur ngjyrash.

    Paleta tani përfshin ngjyrat e reja metalike Spectral Blue, dhe ata që duan më shumë në ofertën e ngjyrave Designo janë Jupiter Red, Cashmere White Magno dhe Emerald Green. Sa i përket pjesës së brendshme,  ndër të tjera ka një timon të ri shumëfunksional, kombinime të reja Neva Grey / Magma Grey dhe Sienna Brown / Black, një gamë më të gjerë të elementeve prej druri, si dhe një gamë të re prej lëkure dy ngjyrash Nappa.

    Pajisjet gjithashtu përfshijnë një sistem informativ dhe argëtues MBUX, dy ekrane 12.3 inç, një Paketë Ndihmëse për Shoferin dhe një Ndihmë Aktive të Parkimit. Ekzistojnë versione të motorëve, mebenzine dhe naftë.

    Benzinat janë CLS 350 (2.0 katër cilindra me 220 kW / 299nkuaj fuqi dhe 400 Nm), CLS 450 4Matic (3.0 litra gjashtë cilindra me 270 kW / 367 kuaj fuqi dhe 500 Nm), si dhe CLS 53 4Matic + (3.0 litra gjashtë- cilindra me 320 kW / 435kuaj fuqi dhe 520 Nm, marsh automatik me 9 shpejtësi, lëvizje me të gjitha rrotat, përshpejtim në 100 km / orë në 4,5 sekonda, shpejtësia maksimale e kufizuar në 250 km / orë). CLS 53 4Matic + karakterizohet gjithashtu nga parakolpat AMG, një maskë karakteristike AMG, timoni dhe ulëse sportive.

    Motorët me naftë janë ai me katër cilindra 1,9 litërsh me 143 kW / 194 kuaj fuqi dhe 400 Nm, pastaj 2.0 litërsh me katër cilindra me 195 kW / 265 kuaj fuqi dhe 550 Nm dhe 3.0 litërsh me gjashtë cilindra me 243 kW / 330 kuaj fuqi dhe 700 Nm çift rrotullues. Sa i përket çmimeve, ende nuk ka ndonjë informacion./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Auto20 Dhjetor 2024
    Ford shiti vetëm 147 njësi të markës RS200, nga të cilat 20 ishin në edicionin S. Njëri prej tyre do të dalë...
    Auto19 Dhjetor 2024
    Shitjet e veturave të reja në Bashkimin Evropian u ulën me rreth dy për qind në muajin nëntor, treguan të dhënat nga...
    Auto18 Dhjetor 2024
    Gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt shkruan se Volkswagen po shqyrton lëvizjen e prodhimit të modelit Golf nga Wolfsburg në Meksikë, duke cituar...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Deri në dy orë po vijojnë pritjet për të hyrë nga Jarinja në Kosovë. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kombëtar, edhe te...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Të qeshura e argëtim ka shkaktuar Laurenti, kur vendosi ta imitonte këtë herë Leon. E gjitha për frazën e tij të numërimit,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme bore deri të mërkurën, ndërsa nga e enjtja...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë, ku janë përfshirë tri automjete. Si pasojë...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Është gjetur pa shenja jete një burrë 57-vjeçar në fshatin Bruz Zallë të Malësisë së Krujës. Bëhet e ditur se ai ishte...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Xheneta ka dhënë disa doza qortimi ndaj Drilonit për siç tha ajo, se nuk di të shkruajë e të lexojë shqip. Sipas...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.