Dalin analizat e Luiz Ejllit, rezultati është problematik
Banori i “Big Brother Vip”, Luiz Ejlli është vënë në fokus të medieve pas diskutimit për shëndetin e tij për shkak të deklaratave kontradiktore të këngëtarit.
Ai i tha Kiara Titos që vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërsa në “Prime”, këngëtarin e morën dhe e çuan në spital, ku në më pak se një orë doli përgjigja se ai ishte mirë dhe se analizat kishin dal normale.
Mirëpo “Kryefjala” së fundmi ka publikuar edhe rezultatet e analizave të Luizit, por duke se analizat tregojnë probleme shëndetësore për banorin e BBV2, kjo pasi ka norma të larta te disa.
Një nga analizat që ka dalë mbi normë, është neutrofile, një shenjë që tregon disa sëmundje që vuan një person.
Disa mjekë që i kanë parë analizat thonë se përgjigjet nuk janë dhe aq normale. Burime për media bëjnë me dije se këngëtari mund të vuaj nga bronkiektazi. Një sëmundje që prek muret e bronkeve, trash venat dhe mushkëria është më e predispozuar për të marrë infeksion.