Dagz ka publikuar foto me nënën.
Arbër Gumnishta ndryshe i njohur me nofkën e tij artistike Dj Dagz, ka publikuar foto me të ëmën.
Përveç fotos ai bashkangjiti edhe një video ku u shfaq duke përqafuar ngrohtësisht nënën.
Ndërkohë nuk ka munguar as dedikimi me rast të 8 Marsit: “Çdo gjë per ty NËNA IME 🙏🏻Të dua shumë”, ka shkruar Dagz.
Në anën tjetër mori vëmendje edhe komenti i Einxhel në postimin e partnerit dhe ‘vjehrrës’.
“Dashuri e Pastër”, shkroi Einxhel duke e shoqëruar me një emoji me zemër.
Përndryshe, Dagz dhe Einxhel janë një nga çiftet që janë krijuar brenda BBV.