Ajo po vazhdon të jetë shumë e dashur për publikun dhe njëra nga artistet më të kërkuara në treg.
E njëjta është shumë aktive në rrjete sociale dhe tërheq vëmendje sa herë që bën ndonjë postim.
E së fundmi artistja ka bërë një postim ‘thumbues’ në drejtim të kolegëve, por nuk ka përmendur ndonjë emër.
33-vjeçarja ka shkruar se industria muzikore është kthyer tashmë në një pandemi tallavaje.
“Po shoh një pandemi tallavaje në industrinë tonë muzikore…sa e turpshme”, ka thënë ajo.
Mbase duket ta ketë me disa prej këngëtarëve të estradës që po përzgjedhin muzikë të këtij zhanri nëpër klube.
Sidoqoftë, Zeqiri edhe këtë vit ka sjell një varg këngësh që kanë mbledhur miliona në platformat muzikore.