Dafina Zeqiri po shijon një vit tjetër të suksesshëm dhe tejet të angazhuar sa i përket karrierës së saj muzikore.
Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun ndërsa që po vazhdon të mbaj mbrëmje muzikore është gjithashtu duke punuar për projekte të reja.
Krahas kësaj, Dafina është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, ku sjell për fansat imazhe të ndryshme që çdo herë marrin vëmendje.
Kështu ka ndodhur edhe së fundi, kur këngëtarja e hitit “Llafe llafe” postoi disa imazhe të reja në të cilat dukej e mahnitshme.
E veshur në një fustan me ngjyrë të bardhë dhe të shkurtër, artistja ia shtoi hijeshinë dukjes së saj me flokë të gjata në formë valëzimi, vathë në formë rrathësh dhe taka po ashtu të bardha.
Ajo dukej mbresëlënëse dhe tërë shkëlqim, ndërsa pranoi komentet të shumta nga ana e admiruesve dhe miqve të saj.
“Ajo që është e rëndësishme me perlat është gruaja që i mban ato”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e fotografive duke lënë të kuptohet se janë shkëputur nga xhirimet e klipit të ri.