Ëmbla është vajza nga Gostivari që iu mohua e drejta e shkollimit pasi është me Sindromë Down.
Por pas raportimit të rastit ajo ka marrë mbështetje të madhe.
Edhe këngëtarja Dafina Zeqiri i ka dalë në mbrojtje vajzës me Sindromë Down e quajtur Ëmbla nga Gostivari.
Përmes një disa postimeve në storjen e Instagramit të saj, këngëtarja nuk ka kursyer nga vetja mbështetjen që ajo bën gjithmonë për raste të ngjajshme.
Për Ëmblan u nënshkrua një peticion nga prindërit e shkollës ku ajo vijon mësimin të largohet nga klasa, me pretekstin se ka qenë agresive ndaj fëmijëve të tjerë.