Sot është dita kur përdoruesit e marihuanës nëpër botë e festojnë duke përdorur substanca narkotike të këtij lloji.
Persona të shumtë e uruan këtë festë përmes postimeve të ndryshme në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.
Edhe këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri, e uroi këtë ditë përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ku publikoi një fotografi duke konsumuar marihuanë.
“Foto e bukur@AriPlayboi #420, gëzuar 420! 💨” ishte mbishkrimi i këngëtares.
Ndryshe, Dafina para pak ditësh publikoi projektin muzikor të radhës i cili është në bashkëpunim me rep-artistin Elinel dhe titullohet “Faj”.